Shkupi urdhëron – Kosova, të heqë bllokadën pa marrëveshje

Arritja e një marrëveshje për tejkalimin e problemeve me importin e mallrave nga Maqedonia dhe taksat hyrëse për qytetarët kosovar, me gjithë pohimet e përfaqësuesve të Kosovës duket se është largë realizimit. Problemi i shtruar në tregtinë më Kosovën, sipas Qeverisë së Maqedonisë, kërkon veprime konkrete nga pala kosovare për debllokimin e mallrave të importit që do të mundësonte heqjen e taksës hyrëse, pa qenë nevoja e marrjes së ndonjë vendimi.

Autoritetet doganore në vendkalimin kufitarë në Jazhincë, thonë se nuk shohim arritjen e ndonjë marrëveshje përderisa situata në këtë pik kufitare është ajo që ka qenë gjatë katër ditëve të shkuara. Ata thonë se asnjë transportues me mallra, kryesisht ata të bizneseve të vogla që qarkullojnë me sasira më të vogla nuk ka kaluar në pjesën tjetër të kufirit, tani për të katërtën ditë me radhë. Njëkohësisht, thonë ata, asnjë qytetarë i Kosovës nuk ka hyrë në Maqedoni pa paguar taksat.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit Kuçi, thonë së nuk ka një marrëveshje në kuptimin klasik, por është arritur pajtimi për largimin e taksës prej 2 eurosh  dhe shumë shpejt do të hiqen të gjitha masat që Maqedonia ia ka vendosur Kosovës. Normalisht, edhe Kosova do të reagojë menjëherë për masat e veta 
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e tregtisë e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar për KTV se deri në mesnatë nuk ka pasur konfirmim nga Shkupi se do të heqin vendimin për taksën për qytetarët e Kosovës dhe heqjen e ndalesës për importin e prodhimeve të miellit të Kosovës në Maqedoni. 

“Ende nuk kemi një konfirmim nga Shkupi. Përpjekjet dhe bisedat janë shtuar dhe janë çështjet për të cilat të dyja palët kanë të bëjnë me atë se cila palë ka pasur të drejtë. Por në këtë proces kemi ardhur në pikën se edhe Maqedonia edhe Kosova dëshirojnë të zgjidhin situatën, por jo me kushtëzime”, theksoi për “Interaktiv”, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë, thonë së, nuk ka marrëveshje për heqjen e ndalesave kosovare për import të prodhimeve të Maqedonisë në Kosovë dhe masa e Maqedonisë për pagesë për hyrje të qytetarëve kosovarë dhe mjeteve transportuese në Republikën e Maqedonisë.
Siç deklaruan përfaqësuesit e Qeverisë, një marrëveshje e tillë edhe nuk nevojitet, sepse me vetë heqjen e ndalesave nga pala kosovare do të ndërpritet të vlejë edhe masa e Maqedonisë për pagesë të kompensimit, sepse ajo masë e jona edhe ashtu është formuluar në vetë vendimin – të ndërpresë së vlejturi kur do të hiqet ndalesa kosovare. 

Autoritete doganore në vendkalimin kufitarë në Jazhincë konfirmojnë, deklarimet e Qeverisë, sipas së cilës me lejimin e kalimit të mallrave nga ana kosovare e kufirit, bashkë me të nuk do të nevojitet ndonjë vendim i veçantë për të anuluar masën e taksës hyrëse, sepse kjo është specifikuar me vetë masën që është dhënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button