Këngëtarë të operës, studentë dhe arkitektë, disa nga udhëtarët e avionit të rrëzuar gjerman

Këngëtarë të operës, 16 studentë dhe një arkitekt ishin në mesin e 150 personave në bordin e aeroplanit Germanwings që u rrëzua në Alpet franceze, të martën.

Zyrtarët nuk besojnë se ka ndonjë të mbijetuar. Detajet tjera janë ende të pazbuluara në lidhje me 144 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në Airbus A320, i cili fluturonte nga Barcelona në Dusseldorf.

Të paktën 67 gjermanë ishin në bord prej tyre 16 studentë të shkollës Joseph Koeing dhe dy mësues. Studentët gjerman ishin duke u kthyer në shtëpi pas një jave në Institutin Giola të Spanjës. Përveç nxënësve dhe mësuesve edhe dy këngëtarë të operës, Oleg Bryjak dhe Maria Radner vdiqën në aksident, transmeton Express.

Edhe 2 amerikanë ishin në fluturim por nuk ka detaje të tjera rreth tyre. Po ashtu as për nacionalitet britanike, belge, holandeze, argjentinase nuk ka detaje rreth vdekjes pasi që ishin në bord të aeroplanit.

Kurse 2 japonez, australian dhe kolumbian identitete të njohura për qeveritë e vendeve të tyre u bënë publike. /GazetaExpress

Lajme të ngjashme

Back to top button