Assad nënshkruan dekretin për ndalimin e armëve kimike

Presidenti i Sirisë ka nënshkruar një dekret, ku ka deklaruar se Siria do të bëjë pjesë në të drejtën ndërkombëtare për ndalimin e armëve kimike.

Në një deklaratë të enjten vonë, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë “Sekretari i Përgjithshëm ka marrë sot një letër nga qeveria e Sirisë, ku njofton se Presidenti Assad ka nënshkruar dekretin legjislativ që siguron pranimin e Sirisë në Konventë…për armët kimike të 1992-it”, raporton “Al Jazeera”.

Në letër gjithashtu, shtohet se autoritet siriane me do të zbatojnë me përkushtim të madh detyrimet që rrjedhin nga Konventa , edhe para hyrjes së saj në fuqi për Sirinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button