Matoshi i quan hipokrizi mbledhjet e përbashkëta të qeverive shqiptare
Analisti politik, Halil Matoshi i ka quajtur hipokrizi mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.
Matoshi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se mos u besoni pallavrave të tyre patriotike- demagogjike, sepse e kanë vetëm për pushtet e për para.
Lexojeni të plotë postimin e tij në Facebook:
“Hipokrizi e dy qeverive
Derisa, po i përdorin kinse do mbledhje të përbashkëta për nevoja të brendshme (duke mos pas me u dhanë popujve bukë – po u japin lojna, gjeste patriotike, flamuj e turbofolk); në anën tjetër, ni hit i nxetë turbofolk – krejt i kallt kombëtarist – i modelit të Ceces dhe Arkanit, i “ka mbytë” kanalet televizive, andej e këndej kufinit shtetnuer, ku i brohoritet Shqipnisë etnike/Shqipnisë së madhe, e ku valviten flamuj e bahen be t’mdhaja, derisa Shqipnia po vuen e dridhet nen peshen e tritolit, vrasjeve me porosi te politikes dhe ku mbretnon pasiguri totale, kurse Kosova (njerëzit e saj) po zhvendoset neper Serbia, kah Hungaria e manej, neper dynja, tue lyp ni cop bukë.
Ne anen tjeter, po ksaj Qeverie qe ka ngreh fallusin patriotik sot ne Tironë – Qeverisë së Kosovës – i asht diktue nga Ivica Dacici (minister i jashtem serb) qe te mos guxojë me nxjerr kund ni flamur a ni shej t’vetin, si deshmi qe asht shtet.
Media kosovare po thot se kushtin e “njeriut t’Sllobes” qe po shitet si “Krajl” serb, Qeveria Mustafa & Thaci e ka pranue!?
Prandej mos u besoni perrallave te tyne patriotike-demagogjike qe i thojnë mes Tirone!?
E kanë vetem për pushtet të tyne personal, per famë e pare!!!” (sic). /Telegrafi/