Larg zgjidhjes së emrit, afër kolapsit ekonomik

Pas vizitës së fundit të negociatorit Nimetz, zgjidhja e çështjes së emrit do të kalojë në haresën e dy Qeverive të cilët ballafaqohen me probleme të mëdha ekonomike, të paktën ky është vlerësimi i përgjithshëm si në Athinë ashtu edhe në Shkup. Takimet e niveleve më të larta ndërmjet dy shteteve janë refuzuar kategorikisht nga pala greke, duke iu referuar pozicioneve shumë të qarta të prezantuara nga Athina.  

Moszgjidhja e çështjes së emrit rëndon më shumë Maqedoninë. Sipas vlerësimeve të ekonomistëve, reperkusionet nuk do të jenë vetëm në aspektin politik. Mos hapja e bisedimeve për inkuadrimin në Bashkimin Evropian, do të ndikojë drejtpërdrejtë në ekonominë e cila është bazuar kryesisht në investimet joprofitabile të realizuara nëpërmjet kredive.

Profesor Izet Zeqiri, thotë se Maqedonia shumë shpejtë do të jetë përballë sfidave të problemeve që sjell mos zgjidhja e çështjes së emrit. 

Sipas tij, mos zgjidhje e çështjes së emrit edhe për një kohë të gjatë do të rëndojë ekonominë e Maqedonisë kur dihet se ekonomia  e Maqedonisë përballet me një papunësi të madhe me kompani jo stabile, nuk kemi prodhime, kompanitë nuk janë në gjendje  të mirë financiare, para kemi edhe një rënie të ekonomisë, që do të thotë se Maqedonia edhe për një kohë të gjatë do të përballet me rënie ekonomike dhe do të kemi krizë financiare.

Ai vlerëson se Maqedonia do të jetë në një situatë shumë të disfavorshme ekonomike dhe politike për shkak të problemit me emrin.

 “Ajo çka e rëndon më shumë ekonominë e Maqedonisë janë investimet joproduktive që i bën vendi, siç është “Shkupi 2014”, ku Maqedonia investon me miliarda euro dhe pas disa viteve ajo nuk do të mund të kthejë borxhet  dhe do të vijë në një situatë kur nuk do të mund të merr borxhe të reja dhe do të kemi një kolaps të madh ekonomik”, thotë ekonomisti Izet Zeqiri.

I të njëjtës linje për të ardhmen ekonomike të Maqedonisë, si pasojë e ngecjes së negociatave për anëtarësim në strukturat euro-atlantike është edhe ish ministri i ekonomisë Besnik Fetai.

“Me mosanëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO do të kemi ulje të ekonomisë së Maqedonisë dhe me në mënyrë automatike do të kemi ulje të të hyrave publike. Me uljen e të hyrave publike, Maqedonia do të detyrohet të futet në borxhe të reja  për të mbuluar harxhimet e sajë dhe pas një periudhe do të kemi një kolaps ekonomik të shtetit apo një falimetim”, thotë Besnik Fetai për Portalb. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button