Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja pse u prish miqësia me Sali Berishën

Në një intervistë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, “Panorama Plus”, gazetari Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e emisionit “Opinion”, raportet e tij me politikanët e njohur dhe tregon pse prezenca e tyre në studio është gjithnjë më e rrallë.

Fevziu nuk ngurron të flasë për marrëdhëniet personale që ka me disa prej politikanëve. I pyetur pse kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk po shfaqet më në emisionin e tij, ai tha: “Unë kam pasur një raport miqësor me Berishën. Në këto 25 vite gazetari kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por Berisha dhe, përderisa ai nuk m’i ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button