Llazareviq: Gruevski do të përjetoj fatin e Lubço Georgievskit

Kryeministrin, Nikolla Gruevski e pret fati i Ljupço Geogievski, vlerëson ish zëvendës ministri i shëndetësisë, Vlladimir Llazareviq, pjesë e grupit të Amsterdamit, që kërkojnë reforma në VMRO-DPMNE. Pas publikimit të aferave nga ana e opozitës, Llazareviq thotë se Gruevski këtë e ka të qartë, por bën përpjekjet e fundit për të kaluar sa më lehtë këtë fazë.

“Në kohën kur ishte kriza më e madhe, si përfundoi Ljupço Georgievski? Domethënë, në atë kohë ai ishte krejtësisht i izoluar dhe i dërgonin porosi emisarët e huaj dhe I tregonin mundësitë si në fushë shahu,duke i thënë këtu mund të lëvizni, nëse lëvizni këndej ne kështu do të lëvizim. Dhe tani mendoj se e njëjta po i ndodh edhe Gruevskit, për çdo ditë. Pra, ai edhe më tej thotë se gjithçka është në rregull, megjithatë realisht atij i ndodhin gjëra të tjera, të cilat ai i përjeton dhe tani çështja është se si të gjendet një rrugëdalje me dinjitet nga kjo situatë për atë, por ditët që kalojnë i zvogëlojnë këto mundësi”, deklaroi Vlladimir Llazareviq.

Llavareviq këto komente i bëri në emisionin “Rruga drejt…” që do të transmetohet sonte në Alsat-M. Sipas tij, faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë përkeqësim të situatës dhe probleme eventuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button