Komandant Hoxha: Fejzi Azirin e dënuan me burg të parjetshëm sepse më ndihmoi mua!

Komandant Hoxha në një shkrim përmes rrjetit Facebook ka komentuar bombat e Zaevit në lidhje me montimet gjyqësore dhe kontrollin gjyqësor që bën pushteti. Ai thotë se Fejzi Azirin e dënuan me burg të përjetshëm sepse ai ka ndihmuar Hoxhën që të tërhiqet dënimi i tij me burg 2 vjeçar.

Sot në bombat e Zaevit dëgjova disa dëshmi që më bënë të qarta disa dyshime por ka ende një dyshim i cili me mundon qe disa vite, Pasi që VMRO dhe PDSH më ngritën akuzë në vitin 2006 dhe më dënuan me 2 vite burg pa prezencën time në gjykatë, Në vitin 2009 më kërkon takim një anëtar i BDI-së i cili tani është i dënuari kryesor në rastin Monstra, Fjzi Aziri.

Takimi u bë në Tanushë, dëshmitarë ka qenë Nijazi Sinani nga Malina dhe disaë shokë të mi. Në këtë takim Fejzi Aziri më tregoi arsyet e takimit dhe fillon të më tregojë se kishte mundësi që un të lirohesha nga dënimi si i pafajshëm ndërsa un e pyeta se kush të ka dërguar, BDI-ja apo VMRO-ja. Fejzi Haziri më tha se as njëra e as tjetra nuk e ka dërguar por më tha se kjo është nismë e tij, dhe më caktoi disa parakushte që un të shkoja në Shkup që të paraqitem në gjykatë për vetëm 5 minuta. Unë e refuzova këtë dhe ky takim mbaroi.

Pas disa ditësh, ai sërish lajmërohet në telefon dhe më thotë që vëllau im duhet të paraqitet në gjykatë në Shkup me emrin tim sepse shumë më ngjan, por edhe këtë e refuzova.

Pas disa muajsh, me një pasaportë kosovare, kam dalur me vizë në Evropë, informacion të cilin mediat e dhanë se unë paskam kërkuar azil politik, i frikësuar nga situata dhe se unë do të kërkoj publikisht që edhe shqiptarët e tjerë të kërkojnë azil politik në perëndim dhe se sipas tyre popullariteti im do të rrezikonte kthimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, pasi që shumë shqiptarë do të shkonin në Evropë.

Derisa isha në Burksel, Fejzi Aziri sërish mu lajmërua në cellular dhe më that që të mos jap asnjë deklaratë brenda 10 ditëve sepse gjykata do ta tërhiqte dënimin tim pas 11 ditëve, dhe ashtu ndodhi. Gjykata e apelit e tërhoqi dënimin tim dhe më dhanë të drejtën të gjykohem sërish.

Unë nga Brukseli nëpërmjet familjarëve të mi kontaktova noterin e njohur në Shkup që ka zyrën në objektin mavrovazja, mbiemrin e ka Pollozhani se emri nuk më kujtohet dhe kërkova nga ky zotëri të verifikojë se a eshtë e regjistruar në arhivat e gjykatë në shkup ky dokument nga gjykata e apelit që konfirmon rastin tim dhe për çudi me konfirmon se dokumenti ishte i arhivuar dhe valid, me të cilin pas disa javësh më dënuan me 2 vite me kush me çka mas gjkimit tim un nuk u ktheva ne Shkup se nuk ju kam besuar.

Un kisha dyshimet e mia dhe nuk i besova aspak politikanëve të BDI-së dhe VMRO-së deri sot jam ende jashtë Maqedonisë. Kur ndodhi rasti i vrasjes së pesë maqedonasve ne Smilkovcë, na habiti rëndë ky krim dhe pata dhënë një deklaratë për mediat se këtë krim shqiptarët nuk e bëjnë dot por prap shqiptarët do të akuzohen. Dhe si për befasi, pas disa ditësh përmes mediave pash që Fejzi Haziri është një ndër të dyshuarit për këtë krim. Duke e njohur Fejzi Hazirin personalisht, e di që ky njeri nuk ka pasur mundësi të bëjë një krim të tillë dhë u pata thënë disa shokëve të ngushtë të mi, se Fejzi Haziri më duket se është viktimë në këtë montim për shkak se u përpoq të më ndihmojë mua. Por sot e kësaj dite më janë të paqarta se si arriti Fejzi Haziri ta rregullojë rastin tim edhe pse u dënua me burg të përjetshëm në një process të montuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button