Komuna e Tetovës organizon “Tetova Eco Day 2015”, ja se cilat janë aktivitetet

“Tetova Eco Day 2015” është e organizuar nga komuna e Tetovës, me rastin e 21 marsit ditës së pranverës.

Nga ora 10:00-11:00 
Përurimi i hapësirave të reja gjelbëruese
në hyrje të qytetit (nga ana e Shkupit), poashtu tek
parku afër shkollës së mesme tekstile si dhe
parku në afërsi të Bibliotekës së vjetër ( Xhamia e Sahatit)

 Nga ora 11:00-13:00 

“Tetova Bike Day”-American Corner Macedonia-Tetovo ,( shëtitja të fillojë nga hapësirat e Këndit Amerikan në Tetovë),

Ekspozitë nga “Kid’s Club” dhe “English Club”, nga nxënësit e Këndit Amerikan në Tetovë, me moton , “Pranvera në qytetin tim”,

Parakalimi i nxënësve me pankarta,

Mbjellja e luleve në parkun afër sheshit “ILIRIA”,( grup nxënësish së bashku me punëtorët e NPK-së,

Performancë nga nxënësit e shkollës së muzikës.

Aktivitete garuese nga nxënësit në sheshin “ILIRIA” me moton “Të mbrojmë ambientin”,

Aktivitet nga ana e nxënësve me aftësi të kufizuara,

Pastrimi i rrugës “ILIRIA”, ( Të punësuarit në administratën e NPK-së),

Pastrimi i rrugës prej tek “Xhamia e Larme” deri në qendër (Të punësuarit e NJ.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”)

Lajme të ngjashme

Back to top button