Nesër fillon pranvera, Hëna do ta mbulojë Diellin

Pranvera në Maqedoni dhe në hemisferën veriore fillon nesër në orën 23 e 45 minuta, ndërsa sipas paralajmërimeve të astronomëve, do të ndodhë edhe eklips i Diellit. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vjeshta. Dita e parë e pranverës në Maqedoni do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor kur me kalendar fillon vera. Llogaritja verore e kohës, megjithatë, do të fillojë natën mes datës 28 dhe 29 mars kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para.

Eklips i Diellit është paralajmëruar për nesër, në Evropë do të jetë i pjesshëm, ndërsa në disa vende si në ishujt Farit dhe Svalski do të ketë eklips të tërësishëm. Eklipsi në Shkup, sipas Shoqatës astronomike të Shkupit do të fillojë në orën 9 e 37 minuta , maksimumi do të jetë në orën 10:45. ndërsa do të përfundojë në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit do të shihen 43,5 për qind nga disku i Diellit. Shoqata astronomike rekomandon që eklipsi të shihet me syze speciale apo me maska për saldim me faktor mbrojtës më të larët se 13. Qytetarët e interesuar eklipsin mund ta ndjekin edhe nga sheshi “Maqedonia” me teleskop të Shoqatës astronomike. Fenomeni kur hëna zbrest tek dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesshëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020

Lajme të ngjashme

Back to top button