BE kërkon dialog politik dhe zgjidhje institucionale për rastin “Puç”

Bashkimi Evropian kërkon dhe pret intervenim të shpejtë për kthimin e dialogut politik në Maqedoni, derisa të gjitha ngjarjet rreth rastit “Puç” ndiqen në bazë ditore dhe pritet zgjidhje juridike dhe institucionale. Këto janë mesazhet e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të obliguar për Eurointegrime, Fatmir Besimi, që të mërkurën i mori në takimin në Bruksel me sekretarin e ri të përgjithshëm të Shërbimit evropian për Punë të Jashtme (EEAS), Alen Le Roa. Ky i fundit i ka transmetuar Besimit se BE është e gatshme, fillimisht me ndërmjetësimin e tre eurodeputetëve Ivo Vajgëll, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan, të ndërmjetësojë midis VMRO-së dhe LSDM-së, ndërsa më pas – nëse është e nevojshme, edhe përfaqësuesit më të lartë të Brukselit të kyçen me qëllim të normalizimit të gjendjes politike në Republikën e Maqedonisë. “Le Roa mi përcjelli gjërat siç vijojnë. Fillimisht, se BE-ja me kujdes të madh është duke i ndjekur ngjarjet në Maqedoni dhe se kjo që po ndodh, definitivisht nuk ju ndihmon integrimeve evropiane. Njëherësh, jo vetëm se kjo nuk ndihmon në eurointegrimet, por para së gjithash preken gjërat të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë për zhvillimin dhe të drejtat e qytetarëve në Maqedoni. Në lidhje me dialogun politik dhe ambientin politik konstruktiv, ai tha se kjo është gjë e cila duhet të ndodh menjëherë dhe thënë kushtimisht me intervenim të shpejtë. Në një situatë të këtillë, Evropa vlerëson se e ka shtrirë dorën që nga propozimi i komisarit Han për grupin e eurodeputetëve, të propozuar nga Brukseli dhe Parlamenti Evropian. Bëhet fjalë për Vajgëlin, Hovitin dhe Kukanin, të cilët duhet të krijojnë ambient të bisedave midis dy grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së”, potencoi zëvendëskryeministri Besimi në një deklaratë për MIA-n.

Lajme të ngjashme

Back to top button