Edhe tri raste të reja me tularemi në Maqedoni

Janë regjistruar edhe tri raste të reja të tularemisë. Me këtë, numri i të infektuarve arriti në 13. Dy nga tre personat e rinj të infektuar janë nga fshati Karatmanova në Llozovë, ndërsa një person është nga Velesi, por i njëjti ka qëndruar në Karatmanovë. Më shumë të infektuar nga tularemia janë regjistruar në Karatmanovë dhe Haraçinë, ndërsa autoritetet thonë se ekziston mundësia që në këto vende të shpallet epidemi.

“Mund të shpallet epidemi vetëm në këtë rajon, megjithatë për këtë duhet të mbajë seancë komisioni, për nesër kemi planifikuar të kemi edhe një seancë ku do të shohim se si do të zhvillohet puna, nëse do të ndalojë këtu ose do të kemi raste të reja, përsëri të përqendruara në këtë rajon, atëherë po, kjo është një nga opsionet”, deklaroi Nikolla Todorov, Ministri i Shëndetësisë.

Autoritetet shëndetësore thonë se duhet të respektohen rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse që të parandalohet përhapja e infeksionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button