CIVIL dënon fushatën e zezë dhe presionet kundër nxënësve
![OJQ CIVIL](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/B293BBF502C6610B265DE589445C8789.jpg?fit=336%2C336&ssl=1)
CIVIL ashpër dënon presionet dhe fushatën e zezë që udhëhiqet kundër nxënësve të shkollave të mesme. Në reagimin e tyre, ato shkruajnë se e drejta për protestë është e mbrojtur me Kushtetutë dhe Ligj.
“Jemi të shqetësuar nga niveli i ulët i moralit të atyre që e udhëheqin këtë fushatë të zezë kundër bashkëqytarëve tanë më të rij. Deri tek CIVIL kanë arritur informacione nga plenumi i shkollave të mesme dhe prindërve të nxënësve se po bëhet presion për mos tu mbajtur protestat. Nxënësit kanë marrë kërcënime se do ti largojnë prindërit e tyre nga puna nëse i bashkëngjiten protestës”, thonë nga CIVIL.