RDK: Ministrat kukulla të BDI-së ne luftën tregtare me Kosovën

Lufta tregtare mes Shkupit dhe Prishtinës manifeston pa aftësinë e lartë menaxheriale të dy qeverive respektive me dëm të konsiderueshëm për ekonominë e Maqedonisë dhe për shqiptarët në të dyja anët e kufirit shqiptaro-shqiptarë, thuhet në reagimin e Rilindjes Demokratike Kombëtare për media, në lidhje me situatën e krijuar së fundmi për bllokimin e njerëzve dhe mallrave midis Maqedonisë dhe Kosovës.

“Lufta tregtare dhe arroganca e manifestuar nga qeveria e Shkupit pasqyron kapacitetet e dobëta menaxheriale dhe pozitën inferiore të ministrave kukulla të BDI-së në qeverinë e Shkupit”, thuhet në kumtesë.

Rilindja Demokratike Kombëtare e interpreton këtë “konflikt ndërshtetëror” si një papjekuri të lartë politike e të dy qeverive për arsyet vijuese: 1. Pas ndalesës së importit të miellit dhe produkteve të tjera të drithit nga Kosova në qershor të këtij vitit nga qeveria e Shkupit, qeveria e Prishtinës nuk ndërmori asnjë masë reciproke për më tepër se tre muaj me çka manifestoi joseriozitet të lartë në mbrojtjen e interesave të saja ekonomike.

Bllokimi i importit të produkteve nga qeveria e Prishtinës pas 4 muajëve të embargos maqedonase është e drejtë legjitime por e vonuar dhe është kryesisht në funksion të rritjes së rejtingut  politik të partive qeveritare në vigjilje të zgjedhjeve  lokale në Kosovë, 3. Aroganca e qeverisë së Shkupit ndaj embargos kosovare dhe marrja e “taksës haraç” ndaj qytetarëve dhe pronarëve të automjeteve kosovare manifeston primitivizmin e skajshëm dhe neurozën e lartë si pasojë e humbjeve të mëdha ekonomike që do pësojnë kompanitë dhe në veçanti prodhuesit e produkteve bujqësore nga Maqedonia, humbje që nuk i llogariti Qeveria e Shkupit kur aplikoi ndalesën e parë, 4.Mosrespektimi i obligimeve që dalin nga traktati i CEFTA-së i të dy qeverive dhe në veçanti qeverisë së Shkupit si iniciatore e kësaj “lufte tregtare” manifeston jo seriozitetin e qeverive respektive dhe mosgatishmërinë e lartë për të zgjedhur mosmarrëveshjet në frymën e bashkëpunimit dhe tolerancës reciproke. RDK kërkon nga Qeveria e Shkupit të heq menjëherë “taksën haraç” të instaluar pa të drejtë ndaj qytetarëve dhe automjeteve kosovare si parakusht për tejkalimin e barrierave tregtare në mes të dy vendve. 

Logjika e thjeshtë ekonomike thotë se në momentin kur qeveria e Shkupit do të heq ndalesën për importet kosovare të cilat janë minore të njëjtën ditë edhe qeveria e Prishtinës të heq embargo ndaj importeve maqedonase në tregun kosovar.

Së fundi , shtohet në kumtesën e RDK-së, është me interes për qytetarët e vendit të dinë, se në cilën qendër ballkanike është duke bërë vizitë kryetari i BDI-së me ministrat e tij që, siç thuhet, nuk u  ëgjohet zëri për një problem, pasojat e të cilit godasin pikërisht 

Lajme të ngjashme

Back to top button