Haradinaj përmend “tradhtinë” e Isa Mustafës në 100 ditëshin e qeverisë

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media për të diskutuar rreth e 100 ditëshit të qeverisë Mustafa.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo qeveri nuk është serioze, që sipas të cilit nuk ka bërë asgjë tjetër, përveç që ka mashtruar qytetarët e Kosovës.

“Sot do të duhej të diskutonte qeveria për 100 diteshin. Meqë nuk kemi qeveri serioze ne po flasim për këtë 100 ditësh që fjala që i shkon më së miri është mashtrim, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj nuk ka rezistuar pa përmendur edhe “tradhëtinë”, qe Isa Mustafa konsiderohej që u kishte bërë parterëve të bllokut.

“Këto 100 dite jemi mashtru me premtime, mashtrim ndaj qyetarit, mashtrime ndaj partnerve etj. Ajo që ndodhë sot nuk shohin ndonjë angazhim serioz që të krijohet shpresë në këtë vend”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, qeveria Mustafa është një qeveri e gjumit, dhe se nuk sipas tij, AAK-ja në vlerësimin e saj për 100 ditëshin e qeverisë, ka nxjerrë 100 dështime.

“Ne kemI nxjerr 100 deshtime nga kjo qeveri dhe vet qeverisja është dështim. Kjo qeveri nuk e ka përmirësuar jetën e qytetarëve. Kjo qeveri është e gjumit sepse nuk jetojnë me realitetin e Kosovës”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button