Tragjedi në Argjentinë, lojtari pëson infarkt në fushën e lojës

Një tjetër tragjedi trondit botën e futbollit në Amerikën Latine ku një lojtar i divizionit të katërt në Argjentinë ndërroi jetë në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Hector Sanabria-n, i cili u godit nga një atak kardiak ndërsa po luante me skuadrën e tij, Deportivo Laferrere.

Ndihma e mjekëve rezultoi e kotë pasi zemra e 27-vjeçarit nuk u rikthye më në punë duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Hector Sanabria e nisi ndeshjen kuyndër General Lamadrid si titullar por në minutën e 29-të të takimit u shtri pa ndjenja në fushën e lojës.

Mjekët e të dyja skuadrave I dhanë ndihmën e parë por kjo nuk mjaftoi për ta rikthyer në jetë. Ndeshja u ndërpre nga arbitri Hernan Mastrangelo, i cili sqaroi se viktima nuk gjendej pranë asnjë lojtari në momentin kritik.

Federata Argjentinase bën me dije se në të gjitha ndeshjet e fundijavës do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të 27-vjeçarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button