Partia e Netanyahut fiton zgjedhjet

Partia e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, Likud, ka arritur fitore të habitshme në zgjedhjet kombëtare.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Likud ka siguruar 30 ulëse të parlamentit prej 120 vendesh.Exit-pollet kanë treguar garë të ngushtë midis kësaj partie dhe Unionit Zionist, i cili ka fituar 24 vende.

Netanyahu tani do ta ketë relativisht lehtë për të formuar koalicionin qeveritar me aleatët e krahut të djathtë dhe ata fetarë.

Koalicioni do t’i japë Netanyahut mandatin e katërt si kryeministër.Analistët thonë se rezultati mund të jetë shkatërrues për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në ditën e fundit të fushatës, Netanyahu është zotuar se nuk do të lejojë krjimin e shtetit palestinez.

Lajme të ngjashme

Back to top button