Mot me vranësira dhe reshje të shiut, në male borë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me kushte për reshje të dobëta të shiut, në male reshje të dobëta të borës.

Në pjesët e tjera të vendit do të ketë periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej tre deri dhjetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha të shkurta me diell. Do të fryjë erë verilindore.Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri 10 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i freskët për këtë periudhë të vitit, por do të ketë edhe kushte për reshje të dobëta të shiut, nëpër male reshje të dobëta të borës.

Prej të shtunës do të vazhdojë mot me vranësira, por temperaturat do të jenë në ngritje.

Lajme të ngjashme

Back to top button