Marrëveshja e SASHK-ut dhe MASH-it e pakuptimtë për mësimdhënësit!

Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës Jakim Nedellkovski  pas takimit që pati me Ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi, njoftoi se është arritur marrëveshje për plotësimin e disa prej kërkesave të arsimtarëve gjatë periudhës që vijon.

Mirëpo mësimdhënësit ende nuk e kanë të qartë se çfarë do të ndodh më dënimet e testimit ekstern, pasi që marrëveshja nuk ishte edhe aq e qartë.

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), të Kumanovës u ankua se ligji nuk ishte i qartë, dhe se SASHK-u sërish dështoi në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve e sidomos të atyre shqiptarë të cilët përkrahën këtë sindikatë gjatë grevës.

“Ne mbajtëm grevë për asrye se kërkonim atë që na takon, kërkonim kushte më të mira. SASHK-u u kënaq me shumë pak. Madje as nuk po e dimë se çka saktësisht është vendosur, cila është marrëveshja a do ketë apo nuk do ketë dënime.  Gjithçka është shumë e paqartë”, tha për Portalb, Jahiji.

Për vlerësimin e mësimdhënësve në bazë të suksesit të notimit ekstern të nxënësve në Marrëveshjen e MASH dhe SASHK thuhet:

“Rezultatet e verifikimit të notimit ekstern të suksesit të nxënësve do të kenë ndikim në vlerësimin e përgjithshëm të mësimdhënësit, gjatë vlerësimit të arsimtarit, përpos alinesë së mëparshme, do të merren parasysh edhe rezultatet e vlerësimit integral të mësimdhënësit, mësimdhënësi nuk mund të gjobitet nëse gjendet në listën me shmangie më të mëdha në bazë të verifikimit ekstern të suksesit të nxënësve, nëse një mësimdhënës gjendet në listën me shmangie më të mëdha në raportin përfundimtar pas verifikimit ekstern të suksesit të nxënësve, atëherë i/e njëjti nuk mund të  avancohet, në përputhje me Ligjin, për mësimdhënësit që do të jenë me shmangie më të mëdha do të sigurohet këshillim, në përputhje me Ligjin, nëse mësimdhënësi është në gjysmën e parë të listës me shmangie më të vogla (në 50%-shin e parë), i/e njëjti do të shpërblehet me një rritje të rrogës bazë prej 10% për 9 muajt e ardhshëm, nëse mësimdhënësi për tre vjet rresht gjendet në listë, sipas alinesë së mëparshme, shpërblimin prej 10% të pagës bazë do ta merr deri në fund të punësimit të tij si mësimdhënës, MASH dhe SASHK konfirmojnë gatishmërinë e plotë që me marrëveshje të përbashkët të punojnë për zhvillimin dhe zbatimin e procesit të përgjithshëm të notimit ekstern të suksesit të nxënësve.  Të harmonizohen dënimet për arsimin fillor dhe të mesëm në zonat ku aktiviteti është kompatibil, të grupohen dënimet në bazë të nivelit të peshës,  të ulet niveli aktual i dënimit për 20%, gjatë shkeljes së parë dënimi ulet me 50% nga shuma tashmë e zvogëluar prej 20%, ose nga shuma aktuale të ulet me 60%, gjatë ndëshkimit të përsëritur me të njëjtën bazë për të njëjtin vit shkollor, shuma e dënimit rritet për 100% të shumës fillestare”, thuhet në marrëveshje.

Sa i përket rritjes së pagave, gjë që nuk do të realizohet në të ardhmen e shpejtë, Jahiji thekson se edhe gjatë grevave mësimdhënësit nuk kanë shpresuar për rritje të pagave, e lëre më tani pas publikimit të përgjimeve, ku u kuptua se nuk ka fare buxhet për kërkesat tona.

“Për pagat e dinim që nuk ka gjasa të rriten, por tani nuk e kemi të qartë se çka do të bëhet me dënimet, a do të hiqen vetëm për këtë vit, apo për gjithmonë?”, tha Jahiji.

Marrëveshjen mes SASHK-ut dhe MASH-it e kundërshtuan edhe Plenumi i arsimtarëve pasi thonë se është irelevante nëse notat e arsimtarëve përputhen ose jo me ato të testimeve eksterne sepse një test nuk mund të përmbaj kritik shkencore dhe nuk ka bazë për të ekzistuar.

Kurse nga MASH dhe SASHK nuk dhanë deklarata shtesë lidhur me qartësinë e marrëveshjes dhe pikave më të rëndësishme për mësimdhënësit.

Ndërkaq kohë më parë Marrëveshja mes MASH dhe SASHK nxit revolt tek mësimdhënësit, si dhe shumica e tyre filluan të tërhiqen nga Sindikata.

LEXO MË SHUMË:

SASHK: Nuk pranojmë nënçmimin, vazhdojmë grevën

SASHK: Në disa komuna nxënësit përkrahin kërkesat e mësimdhënësve

MASH-i përgatitet për provimin ekstern, SASHK-u vazhdon grevën!

Arsimtarët nuk janë të kënaqur me marrëveshjen mes SASHK-ut dhe MASH-it

Marrëveshja mes MASH dhe SASHK nxit revoltë!

SASHK-u dhe Ministria e Arsimit në bisedime larg syve të opinionit

Lajme të ngjashme

Back to top button