“PDSH, ora e kurdisur Mijalkovit, aktivizohet sa herë që ka nevojë pushteti”

Menduh Thaçi detyrohet sërish të luaj levën e kurdisur nga pushteti i Gruvskit për të aktruar hyrjen në qeveri si pjesë e skenave që bënte Mijallkovi, vlerësojnë analistët.

Në gjithë këtë lojë, PDSH bëhet pjesa e së keqes së shqiptarëve, vlerëson Ismet Raadani për Portalb.

Ramadani thotë se nëse Gruevski arrin që PDSH-në ta bëjë pjesë të qeverisë do të duhet të pranojmë se atëherë ai e luan lojën mirë me partitë shqiptare, duke u dhënë pushtet sa donë ai.

“Kjo që ndodh me PDSH është ditur dhe tash më mirë ta bëjë publike se ai është në raporte të mira me Gruevsk. Unë nuk e e kuptoj një lider shqiptar në momente të mllefit ta sulmojë në mënyrë të paskrupullt LSDM dhe ata që mendojnë ndryshe, por në anën tjetër përkrah qeverinë e Gruevskit, të cilën faktori ndërkombëtarë e kritikon mënyrën e praktikumit të pushtetit nga Gruevski, ndërkohë që Menduh Thaçi mbështet atë.

Ramadani thotë se kryefjala e së keqes në Maqedoni është Gruevski dhe tash Menduh Thaçi bëhet pjesë e kësaj të keqe.

Informacionet për hyrjen eventuale të PDSH-së në qeverinë e Nikolla Gruevskit, tani më nuk përbën ndonjë befasi, duke parë amullinë politike që mbizotëron në vend. Njëri ndër themeluesit e VMRO-DPMNE-së, Jove Kekenovski, thotë për Portalb se si është duke shkuar puna asgjë nuk është për tu habitur. Sipas tij nëse do të kishte politikan të përgjegjshëm nuk do tu lejoheshe kjo të ndodh.

Megjithatë thotë Kekenovski, këtë nuk do të lejoj BDI-ja dhe pyetja që duhet shtruar, sipas tij është se në llogari të kujt do të hy PDSH-j në qeveri? Në llogari të Gruevskit?

“Faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë një gjë të tillë, për shkak se së pari kjo krizë duhet të marrë zgjidhje . Nëse Gruevski do të ofronte në qeveri PDSH-së, atëherë me këtë kriza politike në vend do t’u thellohej edhe më shumë.

LEXO: Thaçi: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së në qeveri
LEXO: Bujar Osmani: PDSH në Qeveri? Nuk e kemi biseduar me VMRO
LEXO: LSDM: U pa se kush është Menduh Thaçi
LEXO: BESA: Nëse PDSH hyn në Qeveri, dëshmohet tradhtia e tyre

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Kur ka bë ky punë të mira,për PDSH që thot se është legjitim i saj Ky është legjitimi i Sasho Mihalkovit ,që nga 2006 e kemi ditur,prandaj u largua antarsia e vërtet e PDSH.Me hyrjen në qeveri,përfundimisht do të vetëvritet kurse PDSH -ja do të hije në binarët e vërteta si parti politike,në luftën për të drejtat e shqiptarve

  2. persh o shqiptar o patriot te te vi turp ce sjellje jan kta tujat nuk edi aka mbetur ndonje femi pa te njohur qe je nje rezil je nje pleher prej njeriu ti duhet te jesh kopil ti nuk je shqiptar

Back to top button