Thaçi: Jemi në bisedime për futjen e PDSH-së në qeveri

Kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi nga Struga, ku mori pjesë në hapjen e zyrës së re të kësaj partie, konfirmoi zërat se partia e tij aktualishtë po zhvillon bisedime me kryeministrin Nikolla Gruevski, për t’u bër pjesë e qeverisë.

’’Bisedojmë me kryeministrin, por ende nuk kemi mbërrtur në atë pikë. Janë shumë tema të cilat bisedohet dhe nuk është korrekte para se të përfundojnë këto bisedime ti nxjerim’’ tha Thaçi, transmeton Televizioni Koha.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i PDSH-së, në rast se këto bisedime konkretizohen, ai potencoi se këtë qëndrim nuk do ta shpall para gazetarëve pa u konsultuar njëherë me kryesinë e partisë.

’’Mirëpo, mund ta keni parasysh ne kemi dy prioritetet shumë të mëdha sëpari procesin integrues dhe cëshjtejen e platformës politike, të tjerat janë më të lehta. Nuk është korrekte që pa përfunduar bisedimet të thuhet se kush do të jetë ministër, apsolutisht nuk kemi arritur deri aty. Politikisht dihet se cilat janë qëndrimet tona’’tha ai.

LEXO: LSDM: U pa se kush është Menduh Thaçi
LEXO: BESA: Nëse PDSH hyn në Qeveri, dëshmohet tradhtia e tyre
LEXO: Bujar Osmani: PDSH në Qeveri? Nuk e kemi biseduar me VMRO

Lajme të ngjashme

Back to top button