Basketbolli kosovarë pjesë e FIBA-s

Federata e Basketbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror FIBA.

Këtë vendim e ka marrë FIBA gjatë mbledhjes që mbajti sot, ku Kosova është bërë anëtari i 215 i kësaj organizate dhe e 52 në FIBA Europë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, i cili ka uruar të gjithë përmes një postimi në Facebook.

“13 mars 2015, Kosova bëhet anëtare e 215 e FIBA-s dhe anëtare e 52 e FIBA Europe. E premte me fat. Urime Kosovë”, shkruan Belegu.

Ky është lajmi është më i miri për basketbollistët kosovarë, dyert e të cilëve do të jenë të hapur në Evropë që nga fillimi i edicionit të ardhshëm.

Kujtojmë se FBK tash e disa vite ka kërkuar anëtarësimin në këtë organizuat por ishte refuzuar, ndërsa pas ndërkombëtarizimit të Komitetit Olimpik të Kosovës janë hapur rrugët për anëtarësimin në FIBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button