Jankullovska: Autorët e përgjimeve nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar

Autorët e përgjimeve të montuara nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar, kështu ka deklaruar Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, në shënimin e përvjetorit të 34 të njësitit elitar policor ‘Tigrat’.

Jankullovska vazhdon të mbrojë qëndrimin se publikimi i materialeve komprometuese nga ana e liderit të opozitës Zoran Zaev nuk është asgjë tjetër përveç se një akt i turpshëm kriminel dhe aspak patriotik.
Jankullovska tha se edhe 15 vite më parë kishte një aferë përgjimi me qëllim rrënimin e institucioneve të shtetit ndërsa autori i saj kishte kaluar pa u ndëshkuar.

“15 vite më vonë Maqedonia përsëri po përballet me një tentim për sulm mbi institucionet, përsëri po ballafaqohemi me një tentativë që të lihet peng ardhmëria e Maqedonisë për interesa personale të dikujt. Po tentojnë të na bindin se ky akt i turpshëm kriminel gjoja është vepër e disa patriotëve të ashtuquajtur, të dyshuar për spiunazh, përgjim të paligjshëm dhe bashkëpunim me shërbime të huaja, nuk janë dhe asnjëherë nuk mund të janë patriotë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Jankullovska tha kësaj radhe autorët e siç u shpreh përgjimeve të montuara nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar pasi për dallim nga 15 vite më parë, tani sipas saj Maqedonia dhe institucionet e saj janë të fuqishme.

“Atëherë afera përfundoi pa përgjegjësi penale, por tani Maqedonia është më e fuqishme dhe tregon se ka kapacitet, tani pseudo patriotët janë zbuluar dhe të njëjtit po ndiqen penalisht, kurse njëri prej tyre tashmë është gjykuar. Ata janë të bindur se përrallat e tyre tani nuk kalojnë tek qytetarët, janë të vetëdijshëm se vetëm po njollosin emrin dhe domethënien ‘patriot’ me të cilin të gjithë ne krenohemi”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button