Mesazhi nga Belgjika për kosovarët: Liberalizimi nuk është parajsë

Sekretari i Shtetit i Belgjikës, për Azil e Migrim, Theo Francken porositi qytetarët e Kosovës që të heqin dorë nga përpjekjet për migrimin ilegal, sepse Kosova është vend i sigurt e shtetasit e saj që ia mësyjnë Belgjikës dhe shteteve tjera perëndimore ilegalisht, nuk mund të cilësohen si refugjatë e as nuk do të marrin vizën e punës.

“Ata do të kthehen duarbosh. Kosova është vend i i sigurt dhe Belgjika nuk pranon emigrantë nga vendet e sigurta”, tha ai për Infoglobin.

Francken që ditë më parë e vizitoi edhe Kosovën, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk duhet të shihet si parajsë.

“Liberalizimi i regjimit të vizave do tu mundësojë atyre të marrin një vizë tre mujore mbi objektivin e qartë, siç mund të jetë për udhëtim biznesi, për qëllime turistike apo vizitë familjare. Pra është vizë për tre muaj, periudhë kjo kohore pas të cilës duhet të ktheheni në vendin tuaj. Kam përshtypjen se këtu ndonjëherë flitet për liberalizimin e regjimit të vizave sikur për një lidhëse, e cila kur të zgjidhet para jush shpalon parajsën. Jo nuk është kështu”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button