Maqedonia josh bizneset që të braktisin Kosovën

Qeveria e Maqedonisë po i josh bizneset që të lënë Kosovën dhe të bartin prodhimin e tyre në Maqedoni. Kjo fushatë e Maqedonisë vjen në kohën kur bizneset kosovare janë në një krizë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike.

Fillimisht Shkupi zyrtar i ka targetuar bizneset që janë anëtare të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, pjesë e së cilës janë bizneset më të mëdha në Kosovë.

Fatos Mustafa, shef i Zyrës ndërkombëtare për Shqipëri dhe Kosovë, që është pjesë e Agjencisë për Investime të Huaja në Maqedoni, u ka shkruar të gjithë anëtarëve të OEAK-ut, duke u dërguar materiale propagandistike së bashku me një listë të gjatë të lehtësirave që i përfitojnë bizneset që investojnë në këtë shtet.

“Qeveria e Maqedonisë çdo investitori i ofron ofertë të veçantë, si dhe çdo kërkesë të investitori të huaj maksimalisht mundohet ta plotësojë. Nëpërmjet këtyre projekteve/beneficioneve mundeni më lehtë t’i zgjeroni aktivitetet e tuaja në Maqedoni”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Mustafa. /Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button