“Bombat” alarmojnë, pozitë-opozitë të bashkuar nën kupolën e shantazheve të Gruevskit

Mënyra se si mund të funksionojnë dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH të dyja së bashku në koalicion me qeverinë e Gruevskit, shtonë edhe më tej kureshtjen e opinionit shqiptarë për “bombat” e  Zaevit.

Lideri i LSDM-së, mbrëmë bëri të ditur se të dy partitë shqiptare janë të shantazhuara keq nga qeveria  Nikolla Gruevski dhe se ata janë të pa fuqishme në skenën politike. Ndonëse kjo nuk habit kënd tek shqiptarë, paqartësia shtohet më shumë nga deklaratat  e Zaevit sipas së cilës, të dyja partitë shqiptare në njëfarë mënyre janë pjesë e qeverisë, duke e quajtur PDSH-në  si e ashtuquajtura opozitë. Për këtë deklaroi Zaevi do të binden shqiptarët pas prezantimit të bisedave.

Lufta parazgjedhore mes BDI-së dhe PDSH-së ka ngritur në skajshmëri antagonizmat mes popullatës shqiptare e shoqëruar me agresivitet fjalorë fyes dhe shpesh edhe me konflikte.

A ka qenë kjo kontrapesha e një heshtje në relacionet më të ngushta mes BDI-së dhe PDSH-së e shoqëruar edhe me takimet e fshehta mes liderëve të të dy partive para zgjedhjeve?

Analistët vlerësojnë se politikanët shqiptarë bëhen më transparent për veprimtarinë e fshehtë të tyre pas demaskimit që u bënë lideri i opozitës Zoran Zaev.

Sipas tyre rirreshtimi i BDI-së dhe PDSH-së në mbrojtje të qeverisë Gruevski duket qartë dhe kjo është pasje e votës së shantazhuar të shqiptarëve.

Analisti Mersel Bilalli deklaron për Portalb se sjellja e BDI-së nuk është ndonjë çudi e madhe sepse ka qenë e pushtetit me politikan të dobët, por është pa kuptueshme se si udhëheqësi i PDSH-së, Menduh Thaçi është duke vuajtur kur sheh se si po “vdes” politikisht Gruevski.

“Në vend që opozita shqiptare të radhitet kah Uashingtoni dhe Brukseli, ai ia ka mësy Moskës. Kritikon opozitën maqedonase në vend të pushtetit I cili tash nëntë vite mbanë peng shtetin duke e larguar gjithnjë e më tepër nga BE dhe NATO, duke na bërë peng të krimit të organizuar. Si duket punët nuk i kanë të pastra pasi kaq shumë qenkan shndërruar në servile të Gruevskit”, thotë Bilalli.

Analsiti Xhelal Neziri, thotë për Portalb se nëse është e vërtetë, ajo që deklaron Gruevski për partitë shqiptare atëherë është shikues fakti se parti që kanë mbi supe besimin e shqiptarëve të jenë shërbëtorë të Gruevskit. Mijalkovit apo dikujt tjetër.

“Unë nuk jam i bindur derisa nuk kam dëgjuar incizime që e dëshmojnë këtë deklaratë të Zaevit. Nuk janë të bindur as pjesa më e madhe e shqiptarëve. Nëse lideri i opozitës ka incizime e dokumente që e dëshmon dhe mbështet këtë akuzë të tij, atëherë duhet t’i bëjë publike e jo ti mbajë peng shqiptarët me bombat e tij”, thotë Xhelal Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button