Thaçi: Njohja e Kosovës nga Izraeli, është çështje kohe

Në një intervistë për të përditshmen izraelite, Yedioth Ahronoth, Thaçi, është përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe në çështjen e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Në një intervistë për të përditshmen izraelite, Yedioth Ahronoth, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme tëRepublikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe në çështjen e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

“Ne mbetemi të përkushtuar në luftën e pa kompromis kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ne kemi miratuar një ligj që e ndalon pjesëmarren e kosovarëve në luftëra të huaja”, ka thënë Thaçi.

Thaçi i prinë përpjekjeve të Kosovës në luftën kundër terrorizmit

Yedioth Ahronoth thekson se Thaçi ishte lideri i Kosovës nërrugëtimin e saj drejt pavarësisë, duke u bërë kryeministri i parë i Republikës së Kosovës dhe i cili negocioi me sukses Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në Bruksel. Si ministër i jashtëm, ai Thaçi vazhdon me përpjekjet e tij për të shpier Kosovën drejt BE-së dhe NATO-s, si dhe i prinë përpjekjeve nëluftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në përgjithësi.

Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe është një rrëfim suksesi

“Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe është një rrëfim suksesi”, theksoi Thaçi. “Ne shpresojmë t’i bashkohemi NATO-s dhe BE-së, por ky proces është vonuar në Bruksel. Rusia ka përfituar nga këto vonesa për t’i avancuar synimet e saja politika, ushtarake dhe ekonomike në Ballkan. 109 nga 193 shtete anëtarë të OKB-së e kanënjohur tashmë Kosovën, por se vetoja e Rusisë, aleatës tradicionale të Serbisë, e ka penguar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se madje edhe Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovës nga droja se një vendim i tillë do t’i shkonte përshtati kërkesës së autoritetit palestinez për pavarësi.

Kosova dhe Izraeli gjithnjë e ma afër njëra-tjetrës

Zëvendëskryeministri i parë Thaçi ka nënvizuar se në dy vitet e shkuara është shënuar një afrim mes qeverive në Jerusalem dhe Prishtinë. “Izraeli e mbështetë Kosovën”, tha Thaçi, me shpresë se do ta vizitojë Izraelin së shpejti. “Ne e kemi ndërtuar një miqësi tëmirë”, tha ai.

Thaçi theksoi se shqiptarët në Kosovë gëzojën raporte tëshkëlqyeshme tradicionale me popullin hebre. “Shqiptarët e Kosovës i kanë shpëtuar bashkëatdhetarët e tyre nga komuniteti hebraik gjatë Holokaustit, dhe qeveritë tona inauguruan në Prishtinënjë momument kushtuar hebrenjve të vrarë gjatë asaj periudhe. Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta në shumë segmente”, tha Thaçi.

Ministri i Jashtëm Thaçi tha se njohja e Kosovës nga Izraeli ështëvetëm çështje kohe. “Në do të vazhdojmë të investojmë në raportet e mira mes dy vendeve dhe ne jemi te interesuar në bashkëpunim me Izraelin në fusha të ndryshme. Të gjithë investitorët seriozë janë tëftuar në shtetin tonë. Ne ofrojmë një mjedies më të mirë për biznes. Situata e sotme në Ballkan është më e mirë se kurdo më parë. Pas dekadave me luftërave, ne tani kemi arritur paqen”, përfundoi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button