Martino nuk tërheq komentet mbi Bale

Trajneri i Barcelonës,Tata Martino ka ripërsëritur qëndrimin e tij mbi transferimin e Gareth Bale drejtë Real Madridit si ‘mungesë respekti’ për shoqërinë, pasi shuma e transferimit të Uellsianit është rreth 90 – 100 milionë €.

“Kam thënë çfarë kam thënë mbi Bale dhe çmimin e tij. Nuk është ndonjë konfrontim personal me Ancelottin. Nuk shihet e përshtatshme. Do t’i përmbahem asaj çfarë kam thënë. Nuk e tërheq”, u shpreh Martino pas fitores 1-0 kundër Malagas.

“Nuk është mbi mua për të folur për nënshkrimet e Real Madridit. Por, në kushtet e futbollit Bale është lojtar fantastik, është e qartë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button