Tetova kontribuon 6,000 dollarë për Mbështetje të Grave Sipërmarrëse në Pollog

Sot në Tetovë në emër të Komunës, kryetarja Teuta Arifi nënshkroi memorandum bashkëpunimi përmes të cilit donon fond prej 6,000 dollarë për mbështetjen e të rinjve dhe grave sipërmarrëse.  Fondi është themeluar nga ana e USAID-it në vitin 2014 për të siguruar fillimin dhe zgjerimin e kapitalit për bizneset e udhëhequra nga gratë dhe të rinjtë duke u lejuar atyre që të rrisin kapacitetet e tyre, të krijojnë më shumë vende pune dhe të përmirësojnë ekonominë në rajonin e Pollogut.

“Ndërmarrjet e vogla dhe të reja shpesh ballafaqohen me pengesa të shumta në sigurimin e huave dhe kapitalit. Gratë sipërmarrëse këto probleme zakonisht janë edhe më të mëdha. Përmes këtij Fond ne jemi duke punuar që të largojmë këto pengesa,” tha Jess Baily, ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë.

Tre kompani nga Bogovina sot gjithashtu dhanë kontributet e tyre për këtë fond. Frigoteknika, As Mobeland, dhe Univerzal Autoparts donuan fonde dhe pajisje me vlerë totale prej 10,000 dollarë. Përveç donacionit fillestar të USAID prej 15,000 dollarë, Fondi më parë ka pranuar kontribute nga Ekolog – Tetovë dhe Komuna e Bogovinës. Fondi gjithsej tani përfshin 56,000 dollarë dhe nga Komuna e Bërvenicës pritet që të ketë kontribut në një të ardhme të afërt. Për të siguruar ndikimin afatgjatë të kësaj nisme, USAID- i inkurajon biznese dhe institucione tjera publike që gjithashtu të investojnë në këtë Fond.

Studimet tregojnë se shoqëritë me përvojë më të madhe në barazinë gjinore kanë rritje më të madhe ekonomike.  Si sektori privat dhe ai publik përfitojnë kur gratë janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht në ekonominë e një vendi. Gjatë vitit të kaluar Projekti i USAID-it për Zgjerimin e Bizneseve të Vogla ju ka ndihmuar një numri të madh të grave sipërmarrëse në rajonin e Pollogut përmes dhënies së granteve për biznese me potencial të madh për rritje. Me ndihmën e Fondit për Mbështetjen e të Rinjve dhe Grave Sipërmarrëse bizneset përfituese të grantit kanë dyfishuar kapacitetet e tyre prodhuese dhe gjithsej kanë krijuar 76 vende të reja pune.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button