“8 marsi” në botë shoqërohet me protesta

Më shumë se 1000 vetë parakaluan me biçikleta në urën e Bosforit për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj femrave në ditën ndërkombëtare të gruas. Disa prej pjesmarrësve thanë se eventi u organizua pjesërisht edhe në kujtim të Ëzgexhan Aslan, 20-vjeçares së vrarë brutalisht muajin e kaluar nga një person që donte ta përdhunonte.

Vdekja e studentes është dënuar ashpër nga organizatat për të drejtat e grave si dhe politikanët turq, pasi ka kulmuar një vit aspak miqësor për femrat në Turqi.

Bianet, organizata që monitoron të drejtat e grave, thotë se 281 femra janë vrarë në Turqi në vitin 2014, 31% më shumë se sa në vitin e kaluar. 9% e tyre kishin kërkuar mbështetje nga shteti, duke vënë nën shënjestër autoritetet se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbrojtur viktimat.

Presidenti Rexhep Erdoan është kritikuar së tepërmi për faktin që nuk i ka kushtuar shumë vëmendje dhunës ndaj grave dhe për faktin se ka thënë që nuk beson te barazia gjinore, ndërsa organziata të ndryshme kanë bërë thirrje që të rivendosë dënimin me vdekje për raste të tilla.
Protesta për 8 marsin janë shënuar edhe në Hong Kong, Indi dhe Bangladesh.

Në Hong Kong, dhjetra emigrantë kanë protestuar më shumë të drejta pas rastit të bërë publik së fundmi ku një shërbyese indoneziane abuzohej nga punëdhënsja.

Në Bangladesh disa grupe të të drejtave të grave, bashkë me përfaqësues të ministrisë së çështjeve të femrave dhe fëmijëve, realizuan disa evente në kryqytetin Daka për të folur për dhunën, si dhe për të kërkuar më shumë barazi në rroga dhe shërbime të tjera shoqërore.
Në Indi, protesta u mbajt për të rritur vëmendjen për dhunën ndaj grave, pasi numri i përdhunimeve dhe vrasjeve të tyre në vend është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Të premten, një turme prej disa mijëra vetësh hyri me forcë në ambjentet e një burgu të sigurisë së lrtë në vend dhe linçoi publikisht një të dyshuar për përdhunim që mbahej i mbyllur aty, duke detyruar policinë të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme./ oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button