BDI e frikësuar nga përgjimet, përgjegjësia mbulohet me heshtje?

Rikthim të ngjarjeve në skenën politike të Maqedonisë, pas aferës së përgjimeve, mund të bëjë faktori politik shqiptar, respektivisht BDI-ja, konsiderojnë analistët. Ata vlerësojnë se kjo parti mund t’i jep fundit debatit dhe konfrontimeve për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie teknike.

Analistët vlerësojnë se këtë mundësi vështirë se do ta shfrytëzojë BDI, për shkak të implikimeve të saja të mundshme në skemat që dalin nga përgjimet. Këtë në mënyrë të tërthortë e deklaroi edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev duke e bërë të qartë se nuk llogarit edhe aq në BDI për shkak se edhe ajo është pjesë e të njëjtit grup qeveritar.

Analistët druajnë se heshtja si dhe roli më aktiv i BDI-së, vështirë se do dalin në skenë, për shkak të drojës së paralajmëruar edhe nga Zoran Zaev se materialet nga bisedat e përgjuara i disponon edhe drejtori i DBK-së, Sasho Mijallkov.

Analisti Suad Misini thotë për Portalb se në momentin e dhënë kthim të ngjarjeve mund të bëjë vetëm faktori shqiptar në Maqedoni, por ata sillen sikur kjo gjendje aspak të mos i preokupojë.

“Kam frikë se si shumë  herë deri më tani faktori politik shqiptar do ët jetë më shumë pasiv se sa aktiv. Me këtë ata përsëri do të humbin mundësinë për zgjidhjen e disa problemeve që ende janë të hapura, thotë Misini.

Ismet Ramadani thotë për Portalb se BDI tërë kohën është në një pozicion inferior dhe tregon se ajo nuk ka mundësi të reagoj për asgjë në Maqedoni.

“Ajo që brengos është se në rastin aktual BDI publikisht shtiret se është indiferente, por mendoj në fakt është shumë e brengosur dhe ajo shkon deri aty që e bënë këtë parti të jetë në pritje se çfarë do  të del për atë. Ata janë të vetëdijshëm se edhe funksionarët e tyre janë të involvuar në këto afera dhe këtë duan ta kalojnë në heshtje me një deklaratë të përsëritet për angazhimin e  faktorit ndërkombëtarë. Kjo, bëhet për arsye se ata mendojnë se në këtë mënyrë mund të amnistohen dhe të kalojnë më lehtë. BDI nuk është e gatshme të ndikojë në këtë situatë edhe pse ka mundësi që për 24 orë ta rrezojë këtë qeveri dhe t’ia marr legjitimitetin”, thotë Ismet Ramadani.

Ai vlerëson se BDI frikësohet se nëse del nga qeveria atëherë partneri i tyre mund ti shpalos edhe më keq aferat për ta.

“Ata janë në një sherr të madh dhe mendoj se do të shohim se do ketë më shumë sherr nga kjo agoni që e ka kaplua BDI-në. Ajo fare nuk nxjerr asnjë zë kritik për partnerët e koalicionit. Më e keqja është se thuajse ngjashëm mendon si VMRO-ja dhe këtu japin alternative për të dal nga kjo krizë. Ata nuk din çka bëjnë ata janë duke vepruar si pa kok në gjendje agonie. Ata pse e kanë bindur veten se ajo çka bën VMRO ajo është e drejtë. Nga inferioriteti janë nënshtruar dhe janë nënçmuar deri në këtë gjendje”, thotë Ismet Ramadani.

Roli pasiv i një subjekti me relevancë politike në Maqedoni siç është BDI, duket i habitshëm edhe për Mirjana Najçevskën. Ajo deklaron për Portalb se është skajshmërisht e habitur se një parti e orientuar etnikisht dëshiron të kalojë gojëmbyllur këtë gjendje politike nëpër të cilën po kalon Maqedonia. Sipas saj kjo ndodh për shkak se edhe ata janë pjesë e të njëjtit kriminalitet./ Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O milet BDI eshte si ajo prostitutka 24 ore punon edhe paret ja mer shefi prandej rej troket se a lodh pi orarit nonstop

Back to top button