Gjykata Speciale: Shpenzimet për mbrojtje juridike i paguan Kosova

Të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale do të kenë një trajtim më ndryshe nga ata që janë ballafaquar me Tribunalin e Hagës. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është marrë vendimi që shteti i Kosovës t’i mbulojë shpenzimet për mbrojtje juridike për të akuzuarit potencialë.

“Në mbledhje u miratua edhe Projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në mbledhje, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, tha se qëllimi kryesor i këtij projektligji është mbrojtja juridike dhe mbështetja financiare në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët, dhe punëtorët e arsimit, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

“Urimet tona janë që të kemi një shkollë të mirë, të kemi një mësim të mirë, të arrijmë suksese dhe të bëhemi konkurrentë me të tjerët”, ka theksuar kryeministri Mustafa. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button