Sot shënohet 7 Marsi dita e mësuesit

7 Marsi-Dita e Mësuesit u shënua me shumë aktivitete në të gjitha shkollat shqipe në vend dhe më gjërë, për të nderuar mësuesit për kontributin që kanë dhënë në edukimin e brezave.Sot( e shtune), Kolektivi i shkollës së mesme “Drita”, ka planifikuar homazhe për kolegët e ndjerë që kanë dhënë kontribut të posaçëm në këtë shkollë.

Ndërsa, delegacioni i komunës së Kërçovës i udhëhequr nga kryetari Fatmir Dehari, do të bëjë homazhe në varrezat e arsimtarëve të ndjerë.

Në Kumanovë ndërkaq, në organizim të shoqatës së Arsimtarëve Shqiptarë “ Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, do të shfaqet një program i pasur kulturor , nxënësve e arsimtarëve të dalluar do tu ndahen mirënjohje

Lajme të ngjashme

Back to top button