7 MARSI DITA E ARSIMIT SHQIP-128 vjet pas

“Shkolla shqipe,daton të jetë hapur më herët se mësonjëtorja e parë e Korçës.Arbëreshët, pjesë e trungut të shkëputur,mësonin arbërisht që nga shekulli XVII e XVII-të”   

                                                                                      Françesko Altimari

Në historinë e çdo populli dhe gjenerate ka data të rëndësishme të cilat kujtohen dhe rikujtohen  përgjatë viteve, dhe si të tilla përcaktojnë edhe historinë; po dhe ndodhinë e ndonjë të bëme të madhe .

Gjeneratat i përkujtojnë dhe veprat gjithnjë lartësohen .Populli do ta kujtojë dhe festojë edhe Ditën e Mësuesit shqiptar, që është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare; e që tek ne njihet si “Dita e arsimit shqip”.

Hapja e Mësojëtores së Parë të Korçës, që punën e vet e filloi para 128 vitesh; qe si një dritë e ndezur në errësirën shekullore të pushtetit osman.Dritarja e çelur qe një ëndërr e vjetër që te shqiptarët, ringjalli ndërgjegjen kombëtare dhe hapi shtigjet e reja për një komb nga më të vjetrit e Ballkanit që nëpërmes arsimimit dhe gjuhës të ngjitet në shtigjet më të lartë të diturisë.

Sidoqoftë etapa e zhvillimit të kësaj periudhe doli si rezultat i përpjekjeve të rilindasve tanë për një etapë të re të çështjes së arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes  në shkallë gjithkombëtare,aty ku realisht jetojnë dhe veprojnë  shqiptarët.

Veprimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Hasan Tahsini dhe të tjerë, ishin “xhevahirët “e parë dhe ;”rrojtarët besnike vigjilent të kombit” që sfiduan pushtuesin e huaj për hapjen e shkollave shqipe,me në krye mësuesin e parë të Korçës, Pandeli Sotiri dhe Koto Hoxhi të cilët hapën themelet e një etape të re për arsimin shqip përgjithësisht.Prej asaj dite, vetëdija kombëtare filloi të ritej,gjuha shqipe filloi të bëhet gjuhë e shkollës e nuk ngeli më gjuhë e bodrumeve,izbave e shtëpive.

Këtë veprën arsimore e kulturore fillimisht e nisën kolonitë shqiptare jashta vendit ;ndërsa e vazhduan me ngulmë bijtë e shtrejtë të kombit tonë të cilët shpeshherë siç do të thoshte Samiu ynë i madh: “Ndodheshin në gojën e ujkut dhe kuçedrës së mallkuar,por megjithate kurë s’pushuan për ta shpëtuar kombin e tyre “.Veprimtaria e tyre vazhdoi më me forcë e në mënyrë legale vazhdoi, herë-hërë edhe si ilegale,çdo shtëpi gati u bë shkollë por kurrë nuk pushoi së vepruari. Më 7-mars 1887 Pandeli Sotiri e filloi mësimin në gjuhën shqipe me 35 nxënës,ku pas një jave ky numër u rrrit në 50 .Kjo qe e para shkollë shqipe me një fizionomi tepër të qartë kombëtare e laike. Ajo lindi si një shkollë me  karakter të vërtetë  popullor e demokratik, e përbashkët për fëmijët e të gjitha besimeve dhe të shtresave shoqërore,për djemtë e vajzat pavarësisht nga përkatësia fetare e tyre.

Historia e arsimit shqip vazhdoi rrugën e saj edhe mëpastaj,por  me shumë sakrifica,për ta trashëguar ne sot,si një vatër të madhe;me ç,rast,shprehim mirëkuptimin dhe ngjallim kujtesën tonë për atë pjesë të historisë që mban vulën e emancipimit në vazhdimësi e përjetësisht të gjallë.

Të frymëzuar nga e gjithë ajo histori; sot marrim përgjegjësi si gjenerata më të reja; ta ngremë lartë e më lartë cilësinë e veprimtarisë sonë për një shkollë moderne,bashkëkohore  dhe me përpjekje e tendenca të larta drejtë cilësisë dhe shkencës së vërtëtë që e kërkon koha dhe standardet më bashkëkohore .

Duke pas obligim dhe përgjegjësi për punën që kryejmë,sot përpara nesh dalin detyra reale për një cilësi më të madhe e cila do t,i përkadis të rinjtë tone,për t,i barasvlerësuar me moshanikët e tyre në çdo cep më të zhvilluar të botës. Detyra jonë sot;  duhet të na bëj më të ndërgjegjshëm,jo për të dhënë vetëm përgjegjësi përpara drejtuesëve tanë,por për të ngritur vetëdijen e përgjithshme se shkolla sot duhet të bëhet model i dijes,ngase nuk kemi nevojë për gjithsejcilin që apriori do të ketë edhe një diplomë formale në xhep.Shpresojmë të ketë përfunduar nostalgjia për dëshira; dhe të jemi ndërgjegjësuar kombtarisht se,shkollë tani duhet të bëjnë vetëm ata që popsedojnë  merita,rezultate dije e afinitete!

Është tani momenti që ne,të mos frikohemi nga puna dhe cilësia;të mos drojmë as nga (internet e eksternet),që mund të na ofrohen.Por me vetëdije të hapërojmë dhe të arrijmë atje ku më parë se ne kanë mbëritur  popujt e civilizuar.

Shpresoj që kjo porosi,as nuk do të keqëkuptohet, e as nuk do të abuzohet me te ; por do të merret si qëllimmire për begatinë dhe mbrodhësinë e të gjithë shqiptarëve.Jemi në një treg të hapur, i cili kërkon,punë sakrifica dhe cilësi.Sot këtë potencial e posedojnë shqiptarët.Nëse dikur e patëm të vështirë-dakord.Tani e tejkaluam.Le ta dëshmojmë veten se jemi lloj intiligjent dhe tradicionalisht popull më i kultivuar në Ballkan.Të  mos haruarojmë se edhe ky Universitet ku punojmë sot ne; është një vatër që i posedon të gjitha parakushtet,mjetet,kuadrot dhe menaxhimin adekuat.Nga ne pritet më shumë se kaq! Pritet  të kultivohet dije dhe njohuri të shkencave të ndryshme e moderne, të cilat në perpektivë do ta ngrenë barasvlefshëm  nivelin arsimor,që do ta krahasojmë me popujt e tjerë evropian!

Të shpresojmë se këte, dhe do ta arrijmë!

Ju uroj së bashku;
Gëzuar Ditën e Mësuesit, gëzuar ditën e arsimit për të gjithë shqiptarët!

Back to top button