Albert Musliu: Politika e shqiptarëve duhet të jetë më aktive

Propozimi i kryeministrit Gruevski, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 13 tetor, ka nxitur reagimin e opiniot publik por, edhe të qarqeve të ndryshme analitike. E gjithë kjo konsiderohet e tepruar dhe ikje nga përgjegjesitë e marra për zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohet vendi. Raporti i komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit u dëshmua si pretekst i qëlluar nga Qeveria, për të kërkuar zgjedhje të parakohëshme.

Analisti Albert Musliu, mendon se politikanët shqiptarë duhet të jenë më aktiv dhe ta nxisin punën e komisionit ad-hok. Sipas tij, nuk është moment i përshtatshëm për zgjedhe të parakohshme sepse shumë çështje më rendësi do të stagnonin. Musliu, thotë se kemi një situatë ku LSDM-ja ka një lider tëri, ndërsa VMRO-në, të gjithë e dinë se si është në këto momente, prandaj sipas tij zgjedhjet e parakohshme vetëm do ta pengonin perspektivën e vendit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button