Error! Ueb faqet e gjykatave dy javë nuk funksionojnë
Ueb faqet e pothuajse të gjitha gjykatave themelore dhe të apelit në Maqedoni nuk gjenden askund dhe nuk funksionojnë.
„Page not found” është porosia që merrni sa herë që hapet ndonjëra nga këto faqe.
Kështu është tani më dy javë, thonë avokatët, të cilëve gjatë kësaj periudhe u është komplikuar puna.
Tani punon vetëm ueb faqja e Gjykatës së Lartë.
Provoni dhe binduni: Апелациски суд-Скопје, Основен суд-Скопје, Основен суд-Струмица, Основен суд-Неготино, Основен суд-Куманово, Основен суд-Кавадарци, Основен суд-Гостивар, Основен суд-Штип, Основен суд-Битола, Апелациски суд-Гостивар, Министерство за правда, Врховен суд…