Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme do të shtrojë kërkesat në MASH

Nxënësit e shkollave të mesme të cilët janë anëtarë të lëvizjes Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme kërkojnë që të anulohet provimi i detyrueshëm i matematikës si pjesë e maturës shtetërore. Përveç kësaj përfaqësuesit e këtij plenumi do të kërkojnë që të ndryshohet efekti i testimit ekstern ndaj notës përfundimtare të nxënësit.

Plenumi ka mbajtur mbledhjen e parë, para disa ditëve  ku është diskutuar për kërkesat dhe konceptin e punës së kësaj lëvizje.

“Kërkesat tona ende nuk i kemi shtruar në MASH. Këtë do ta bëjmë kur do të formulohen plotësisht kërkesat tona. Varësisht nga përgjigjja që do të marrim nga MASH-i, do të vendoste edhe për atë se çfarë aktivitetesh do të ndërmarrim në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme.

Lajme të ngjashme

Back to top button