Gruevski sërish pyetet për bisedat mes Stavreskit dhe Jankullovskës
Kryeministri Nikolla Gruevski vazhdon të mos komentojë përmbajtjen e bisedave telefonike të publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev ditëve të fundit. Ai përsëriti se do të presë që gjykata të vërtetojë autenticitetin e bisedave, para se të bëjë komente rreth përmbajtjes, transmeton Alsat-M.
Në kohën që zoti Zaev paralajmëronte bombat, kishte më tepër komunikata nga VMRO DPMNE-ja, “le të publikojë gjithçka që ka”, ndërsa tani askush nuk ka koment rreth përmbajtjes?
“Nuk është e saktë, ne në çdo ngjarje japim komente”, u përgjigj Gruevski.
Por nuk e komentoni përmbajtjen?
“Përmbajtjen do ta komentojmë kur të konfirmohet autenticiteti në proces gjyqësor, nëse konfirmohet”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryeministër.