Lewa zbulon bisedat me Perezin, Fergusonin dhe Mourinhon

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski i cili ka konfirmuar se do të vazhdoj edhe për një sezon me klubin e tij aktual, ka zbuluar se ka pasur bisedime me trajnerët si Sir Alex Ferguson, Jose Mourinho dhe presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

“Unë bisedova me Perezin në zyrën e tij, afër dhomave të zheshjes në Bernabeu, pas ndeshjes. Ne biseduam… Ishte thjeshtë një bisede. Unë nuk i thashë atij JO, vetëm isha duke e dëgjuar”.

“Gjithashtu kisha një situatë të tillë edhe me Jose Mourinhon, por nuk dua të bisedoj shumë rreth kësaj çështje. Ishte një bisedë private”.

“Një vit më herët unë bisedova gjithashtu edhe me Fergien dhe definitivisht ishte një ndjenjë e shkëlqyer. Pensionimi i tij, kishte efekt në vendimin tim për të mos u transferuar te Ferguson. Unë kam biseduar me të një vit më herët, biseda erdha në një moment jo të duhur. Unë e kam ditur që kam ende diçka të madhe për të arritur me Dortmundin, para se të transferohem në një klub të madh”, tha Lewandowski për The Sun.

Lajme të ngjashme

Back to top button