Situata në Siri, luftanijet amerikane dalin në Mesdhe

Situata ne Siri vijon te mbetet kritike, Anijet luftarake amerikane janë urdhëruar te lundrojnë ne Detin Mesdhe. Ato janë te pajisura me raketa dhe janë ne pritje te urdhrave te reja nga Pentagoni. Këtë fakt e ka njoftuar sekretari amerikan i mbrojtjes Hagel.

Shefi i Pentagonit tha se presidenti Obama është njoftuar për te gjitha opsionet qe kemi ne dispozicion, përfshi këtu ndërhyrjen ushtarake. Kreu i Shtëpisë se Bardhe është ne pritje te raportit te inspektoreve te Kombeve te Bashkuara, te cilët deri me tani nuk janë lejuar nga damask zyrtar te hetojnë përdorimin ose jot e armeve me lende kimike.

Obama tha se kjo do te përbente një shqetësim te madh për te gjithë komunitetin ndërkombëtare. Aleati i Sirisë, Rusia është shprehur përmes zëdhënësit te Ministrisë se Jashtme se ka te ngjare qe kjo te jete orkestruar nga opozita ne Siri. Moska zyrtare i beri thirrje Assadit qe te bashkëpunoje me Kombet e Bashkuara për te lejuar investigimin rreth kësaj çështje.

Opozita ne Siri akuzon Damaskun zyrtar se ka përdorur arme me lende kimike gjate luftimeve te fundit duke shkaktuar mijëra viktima e te paralizuar. Qe nga nisja e kryengritjeve ne Siri, numri i te vrarëve ka arritur ne rreth 100 mije persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button