Censusi grek, 373 mijë shqiptarë në Greqi

Shqiptarët përbejnë më shume se gjysmën e shtetasve të huaj që jetojnë në vendin fqinj Greqi. Kështu thuhet në të dhënat e censusit të realizuar në vitin 2011, por të publikuar vetëm sot nga Instituti i Statistikave në Greqi.

Sipas këtyre të dhënave, në total shtetasit e huaj përllogariten në 707 mijë, nga të cilët, shqiptarët përbejnë 52.7%. Kjo do të thotë se numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj është 373 mijë persona.

Pas nesh, vijnë bullgarët, rumunët e pakistanezët. Sipas censusit grek, numri në total i popullsisë greke është rreth 10.8 milionë persona rezidentë, nga të cilët 9.9 janë me nënshtetësinë greke.

Nga të dhënat e censusit mësohet se 49% e popullsisë greke janë meshkuj ndërsa 51% e përbejnë femrat.

Mosha mesatare e popullsisë rezidente në Greqi është rreth 42 vjeç.

Lajme të ngjashme

Back to top button