Kombëtarja fillon shitjen ‘online’ të fanellave

Federata e Futbollit e Shqipërisë, është në prag të ndryshimeve drastike në marketingun e sektorit të medias. Kjo u bë e ditur nga drejtori i marketingut pranë FSHF-së, Gazment Malo.

Ai deklaroi që shumë shpejtë, FSHF-ja do të nis shitjen e fanellave përmes faqes zyrtare në internet dhe do të ndërroj stemën. “Para ndeshjeve kundër Sllovenisë e Islandës, do të bëjmë disa ndryshime rrënjësore.

Së pari do të ndërrohet faqja zyrtare e Federatës në internet, e më pas aty do të lansohet versioni për shitjen e fanellave. Përpos kësaj, ne do të ndërrojmë edhe logon, e cila do të jetë më ndryshe se ajo e kaluara”, deklaroi ai.

Të kujtojmë që ndeshjen e radhës drejt kualifikimit në Botërorin 2016, Shqipëria e zhvillon ndaj Sllovenisë më 6 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button