Gruevski: Nuk duhet të shpejtohet me vendime për dorëheqje

“Nuk duhet ët shpejtohet më çfarëdolloj vendimi, duhet të pritet një procedurë transparente për të vërtetuar faktet. Gjithsesi vendimet do të jenë në përputhje me interes të shtetit dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë”, tha sot kryeministri Nikolla Gruevski në mbledhjen parlamentare për pyetje të deputetëve.

Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Sollza Grceva se pse nuk janë shkarkuar njeriu i parë i DBK-së dhe MPB-së, pas aferës së përgjimeve, Gruevski u përgjigj:

“Dje i elaborova gjerësisht të gjitha këto çështje para opinionit. Mendimi im është se në këtë moment nuk duhet të shpejtohet me çfarëdolloj vendimesh në këtë drejtim dhe se duhet që të pritet një procedurë transparente për të ndriçuar faktet, detajet dhe të mos gjykohet para kohe. Gjithsesi vendimet do të jenë në përputhje me interesat shtetërore dhe të qytetareve të Maqedonisë”, tha Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button