Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në pjesët jugore do të jetë mot i ndryshueshëm, vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje të shiut. Do të fryjë erë mestare me drejtim juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore nga nëntë deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëshohet deri në katër, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 12 gradë.

Të premten do të jetë mot kryesisht i vranët me reshje të vazhdueshme të shiut veçanërisht në pjesët jugore të vendit.

Më pas në ditët e ardhshme sërish do të jetë mot i vranët me reshje të përkohëshme të shiut, ndërsa në male me dëborë. Mot i thatë stabil me rritje të temperaurave ditore do të ketë në fillim të javës së ardhshme

Lajme të ngjashme

Back to top button