Avionë të telekomanduar të paidentifikuar fluturojnë mbi Paris

Disa avionë të telekomanduar të paidentifikuar fluturuan mbi Paris për të dytën natë me radhë.

Pesë vëzhgime u raportuan përgjatë natës së 25 shkurtit, dukë përfshirë pranë Ambasadës së Amerikës, Kullës së Eiffelit dhe disa stacioneve të transportit nëpër kryeqytetin francez.

Disa nga fluturimet janë xhiruar dhe do të analizohen nga një grup i veçantë i hetuesve.

Pesë avionë të telekomanduar janë parë një natë më parë në Paris.

Fluturimi i avionëve të telekomanduar gjatë natës në Paris është i jashtëligjshëm, dhe fluturimet gjatë ditës kërkojnë leje të veçantë nga autoritetet.

Muajin e kaluar, fluturake pa pilotë u panë teksa fluturonin mbi pallatin presidencial në Paris dhe në gjirin Brittany, ku mbahen nëndetëset nukleare./rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button