Kohëra të vështira po vijnë për Mbretërine e Bashkuar

Numri i qytetarëve të varfër Mbretëria e Bashkuar deri në vitin 2030 do të rritet për 3.6 milion, përfshirë 1.2 milion fëmijë, raportoi të Mërkurën organizata Fabian Society.

“Numri i të varfërve do të rritet në 10.2 milion deri në vitin 2015, dhe në 13.8 milion deri në vitin 2030”, një rritje prej 3.6 milionëve. Përqinjda e fëmijëve të varfër që do të rritet është 1.2 milion, nga 2.5 milion në 3.7 milion”, zbulon një raport nga kjo organizatë, transmeton Indeksonlinë.
Sipas këtij raporti të ardhurat e të pasurve do të rriten 11 herë më shpejtë se të ardhurat e të varfërve në një periudhë kohore prej 15 vitesh.

Raporti sugjeron që të ndërmirren masa të menjëhershme për mënjanimin e rritjes së varfërise së vazhdueshme. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button