Lëvizja për Reforma i kundërpërgjigjet nëndegës së PDSH Dollogozhdë

Lëvizja për Reforma në PDSH i është kundërpërgjigjur komunikatës së nëndegës së PDSH në Dollogozhdës, e cila reagoi pas themelimit në këtë lokalitet të nëndegës së lëvizjes për reforma. Ja reagimi i plotë i Lëvizjes për Reforma ne PDSH

I kërkojmë falje qytetarëve që po merremi me këto njerëz

Pak kohë pas përfundimit të Kuvendit të nëndegës së PDSH-së së vërtetë në Dollogozhdë, persona të pa identitet, pa kurrizorë dhe aspak me vlerë tentuan që të njollosin suksesin e këtij Kuvendi, duke lëshuar gjoja Komunikatë, të mbushur me të pavërteta, në mediat lokale në Strugë.

Është një grup shumë i vogël njerëzish që mendojnë se nëse veprojnë dhe flasin si Menduh Thaçi do të bëhen pjesë e Qeverisë.

Kërkojmë ndjesë  nga opinioni i gjerë që i lodhim me këto njerëz të pavlerë, por siç duket janë të dënuar që të lexojnë kësilloj “komunikatash” nga kësilloj njerëzish.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button