Çfarë nuk duhet të bëni kur jeni çift?
Një lidhje ka rregullat e saj dhe jo gjithçka është e tolerueshme. Ja disa gjëra që duhen shmangur:
Kërkohet impenjim dhe mirësjellje, duhet të jeni tolerantë dhe të mos dorëzoheni kurrë, edhe kur gjërat shkojnë keq; ndoshta është thjesht një periudhë krize, por mbani parasysh që duhet kujdes me disa argumente:
Jeni ende të të dashuruar? Mos flisni gjithnjë për fejesë, martesë apo fëmijë. Nëse jeni mirë bashkë dhe keni të njëjtin objektiv për të krijuar familje, bëni durim. Mos u vishni sikur jeni binjakë! Nuk jeni të tillë. Ka çifte që preferojnë të blejnë të njëjtën bluzë, ta veshin në të njëjtën ditë e të dalin shëtitje së bashku. Është gjë e bukur dhe e këndshme të visheni si binjakë, por në fakt, nuk jeni. Jemi dakord për përkëdheljet, por mos e ekzagjeroni me gjëra të tilla, se mund të ulin pasionin. Respektoni hapësirat, intimiteti është i rëndësishëm! Jetoni në të njëjtën shtëpi, ndani të njëjtat hapësira, tashmë nuk ka më sekrete. Por çdokush ka nevojë për hapësirat e tij. Nëse duhet të depiloheni apo të vendosni kremin kundër celulitit, mund ta bëni në tualet, këto gjëra kanë nevojë për intimitet. Është e drejtë për secilin prej jush. |