Fatih Terim trajner i Turqisë

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, është caktuar në krye të pankinës së kombëtares turke. Lajmin e konfirmoi Federata turke e futbollit.

Për 59-vjeçarin, i cili zëvendësoi të larguarin Abdullah Avci, kjo nuk është hera e parë që merr këtë post, pasi është ulur dhe dy herë të tjera në stolin e përfaqësueses.

Suksesi më i madh Terim ka qenë në vitin 2008, ku udhëhoqi Turqinë në gjysmëfinalet e Europianit.

Detyra e radhës për teknikun është paraqitja sa më mirë e skuadrës për Botëronin e Brazil 2014.

Lajme të ngjashme

Back to top button