A meriton ky talent të jetë në kombëtare? (Video)

Taulant Seferi është një talent nga Kumanova – Maqedoni që po shkëlqen për kombëtaren U-18 të Maqedonisë.

Taulanti është 17 vjeçar, një futbollistë shumë i talentuar që shënon gola nga çdo pozitë dhe është një mjeshtër i gjuajtjeve të lira, njofton Albtime.

Karierën e ka filluar në Milano, klubin lokal të Kumanovës që ishte edhe nën kampion i Maqedonisë, pastaj ka qenë një sezonë në Young Boys të Zvicrrës, dhe tani së fundmi i ka kaluar me sukses testet mjeksore për në Reading dhe pritet që të nënshkruaj kontarat për sezonën e ardhëshme.

Taulant Seferi është lojtari kyç i kombëtares U-18 të Maqedonisë, ai është kapiten dhe shënon gati se në të gjitha ndeshjet.

Por ajo që na brengos për këtë talent është se pse kombëtarja shqiptare nuk është e interesuar për këtë talent, që një ditë ai të shënoj  edhe për kombëtaren tonë “euro” gola.

Lajme të ngjashme

Back to top button